20:06 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Qytetarët paguan biletë në trafikun urban (Foto)

Rrugët e Prishtinës sot ishin më të zbrazëta pas implementimit të planit për të mos lejuar hyrjen e makinave në qendër të kryeqytetit. E gjithë kjo u bë për të parë nëse janë veturat ato që po ndikojnë në rritjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë apo jo.

Ndërkohë qytetarët nuk hezituan që me pozitivet t’i përgjigjen kësaj iniciative  të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit, të cilët kishin deklaruar se transporti publik do të jetë pa pagesë gjatë tërë ditës.

Por qytetarë të shumtë u ankuan se pavarësisht kësaj, ata paguan në transportin publik. Ata dëshmuan me kuponët fiskal që kanë paguar në autobusët e trafikut urban pavarësisht deklarimit të institucioneve se ata s’do të paguajnë.

Për më tepër nga Komuna e Prishtinës ishte bërë e ditur se autobusët e trafikut urban nuk do të kenë as konduktor dhe as arka fiskale, pikërisht që t’i shmangin gabimet eventuale./Indeksonline/