09:49 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Qytetarëve në Graçanicë s’u bën përshtypje COVID-19, s’respektohet aspak distanca e paraparë nga institucionet

Vazhdimisht bëhet thirrje për mbajtje të distancës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Por një gjë e tillë nuk po bëhet në hyrje të objektit të komunës së Graçanicës.

Në një fotografi të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet qartë se nuk po respektohet aspak distanca, duke rrezikuar kështu veten, njerëzit që i rrethojnë dhe gjithë vendin me shpërndarje edhe më të madhe të këtij infeksioni.

Duhet përkujtuar që situata me koronavirus nuk është aspak e lehtë, e numri i të infektuarve ka shkuar në 10 mijë e 247 raste.

327 persona humbën jetën si pasojë e këtij virusi, teksa shumë klinika anembanë vendin janë stërngarkuar me pacientë të cilët kanë nevojë për trajtim të duhur.

Por siç duket e gjithë kjo situatë nuk po u bën përshtypje këtyre qytetarëve në Graçanicë dhe të njëjtit vazhdojnë thuajse çdo ditë të presin për shërbime duke mos respektuar distancën e parashikuar nga IKSHPK dhe institucionet qeveritare./Indeksonline/