Qytetari e telefonon KEDS-in 190 herë, nuk merr asnjë përgjigje të vetme për reduktime
Qytete, fshatra dhe lagje të ndryshme në Kosovë janë duke u përballur në orët e fundit me krizë energjetike. Lagja e Tophanes është njëra nga to ku reduktimet po zgjasin deri në 10 orë.
Një banor i lagjes, i njohur për redaksinë ka thënë për Indeksonline se ka tentuar që nga mëngjesi me qindra herë për të marrë një përgjigje nga Keds për ndërprerjen e energjisë dhe kohën kur pritet përmirësimi i gjendjes, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje të vetme.
Ai madje ka treguar në fotografi numrin e tentimeve për thirrje, e që është 190-të, por që të gjitha të dështuara sepse Keds nuk i është lajmëruar në asnjëren nga to./Indeksonline/