19:00 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mosmarrëveshje në trafik, ndërhyn policia

Një mosmarrëveshje mes një qytetari dhe zyrtarëve policor ka ndodhur rreth orës 16:00 te rrethi i lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Indeksonline, afër një veture ishin mbledhur disa persona në mesin e të cilëve kishte edhe zyrtarë policor të uniformuar.

Indeksonline ka mësuar se një person kishte ndaluar veturën në rreth-rrotullim dhe me agresivitet iu kishte afruar veturës së policisë për arsyeje ende të panjohura.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e saktë e përleshjes, ajo u pa dhe u filmua nga kalimtarët e rastit./Indeksonline/