22:28 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Qytetari shet librat për paraqitje të drejtpërdrejta televizive, 35 euro metra

Ai tashmë është i njohur për performancat e tij artistike në formë revolte ndaj politikës.

Është ky aktori Kushtrim Mehmeti, fotografitë e tij dhe mesazhet e tij artistike, shpesh edhe janë bërë publike e komentuar, përcjellë Indeksonline.

Së fundmi vjen me një fotografi ku shihet me një numër të madh librash, derisa thotë se i shet për debate televizive, e që metra e tyre është 35 euro.

Kjo vjen si ironi ndaj paraqitjeve online të politikanëve përmes thirrjeve video të cilët në prapavijë kanë edhe bibliotekat./Indeksonline