14:40 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qytetari tërheq zvarrë oficerin e policisë, por përfundon keq (Video)

Kamerat e trupit të policia tregojnë momentin kur një 42-vjeçar qëllohet me armë pasi dhunoi një prej oficerëve. Ngjarja ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia u njoftua për një sherr në familje dhe shkoi të kontrollonte. Oficeri i policisë hasi në kundërshtimin e ashpër të babait të pesë fëmijëve, Pedro Pierre.

Mes tyre pati debat me tone të ashpra, pasi burri nuk pranonte ndërhyrjen e policisë.

Sikurse duket në pamje, 42-vjeçari sulmon policin dhe e shtrin në tokë. Ai e tërheq zvarrë nga këmbët dhe e qëllon deri aty mbërrin oficeri tjetër i policisë. Pierre tentoi t’i afrohej edhe policit të dytë, por ky i fundit reagoi duke e qëlluar me armë.