19:58 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qytetari tregon haptazi si iu helmua bashkëshortja në ‘Che Bistro’ e që ende po vazhdon mjekimin

Indeksonline raportoi lidhur me helmimin e shumë personave në restorantin e njohur në Prishtinë, ‘Che Bistro’ i cili ka dy lokacione.

Tashmë inspektorët janë përkujdesur që njërin nga restorantet ta mbyllin, e tjetrin t’i ndalojnë servimin e ushqimit.

Shumë nga të helmuarit gjenden ende të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Por është një qytetarët i cili ka reaguar lidhur me këtë rast, duke treguar eksperiencën e gruas së tij, e helmuar pikërisht në këtë vend.

Ganiu, është personi i cili tregoi se bashkëshortja e tij kishte ngrënë me datën tre shkurt në ‘Che Bistro’ dhe prej ditës së nesërme ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor, me terapi duke ushtruar nga helmimi, raporton Indeksonline.

Madje i njëjti tha se personalisht të hënën është përkujdesur që rastin ta lajmërojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

I njëjti e bëri publik rastin që të informojë qytetaret e tjerë të mos përjetojnë të njëjtin problem, helmimin nga keq-ushqyerja.

Postimi i plotë i tij:

Pershendetje te nderuar

KUJDES NGA USHQIMI ne lokalin CHE BAR BISTRO ne Prishtine.

Fatkeqesisht lajmet per te keqijat ne vendin tone nuk kan fund.

Dua te ju informoj qe te keni kujdes nese shkoni te ushqeheni ne lokalin e ashtuquajtur CHE BAR Bistro ne qytezen Pejton ne Prishtine.

Se fundi pra prej fillimit te muajit Shkurt 2020 ka shume raste qe njerezit jane helmuar shume keq nga ushqimi i sherbyer ne lokalin e siperpermendur.

Nje prej te helmuarve eshte edhe bashkshortja ime e cila me daten 03 Shkurt ka ngrene nje sendviq dhe prej dates 04 Shkurt e ende edhe sot vazhdon te jete ne pushim mjekesor me terapi te mjekut duke u sheruar nga helmimi.

Se neper qka kemi kaluar ne si familje gjat ketyre diteve prej dates 03 Shkurt smuj ta pershkruaj.

Gjat vizitave ne Kliniken Infektive ne QKUK dhe ne Spitalin Amerikan ne Prishtine pasi qe e morem rezultatin e analizave me diagnozen Salmonella Eretrividis mjeket ishin te informuar mire dhe na pyeten se mos gruaja ime eshte ushqyer ne lokalin e siperpermendur sepse kishte edhe raste tjera te helmimit te njerezve keto dite per qka edhe inspektorati pergjegjes kishte mar informata ne Kliniken Infektive pran QKUK’s pasi qe dikush e kishte lajmeruar rastin.

Edhe une personalisht te henen me daten 10 pasi u stabilizuam pak e kam lajmeruar rastin ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise departamenti per mbrojtjen e e konsumatorit. Nje dite me pas ju telefonova qe te mar vesh se a e kan pranuar rastin tim.

Zyrtari pergjegjes ne kete departament me informoj dhe konfirmoj se rasti eshte pranuar dhe se eshte percjell tek inspektorati per procesim te metutjeshem sipas rregullores ne fuqi. Ky zyrtar konfirmoj se jan edhe disa persona qe kan raportuar se jan helmuar me ushqim ne te njejtin lokal. Gjithashtu kuptova se lokali ne fjal eshte mbyllur per momentin.

Une ende skam mar pergjigje zyrtare nga Departamenti per mbrojtjen e konsumatorit por e pash te arsyeshme te ju paralajmeroj se sdua te ndegjoj qe kete qka ka perjetuar gruaja ime dhe familja ime keto dite si pasoje e ketij helmimi te i ndodh edhe dikujt tjeter.

Zoti na ruajt ndaj keqberesit.

Me respekt

Ganiu