08:15 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Qytetarja për fitoren e Vetëvendosjes: Veç kur jam kthyE prej luftE në shpi jam gzue qeshtu, edhe sot për VV-në

Qytetarë të shumtë iu drejtuan dje kutive të votimit.

Kështu, shumica prej tyre zgjodhën Lëvizjen Vetëvendosje si partinë më të besueshme për të qeverisur vendin.

Me të marrë rezultatet e para, Vetëvendosje njoftoi edhe për festën, e cila u mbajt mbrëmë në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë e ku  nuk munguan as fjalimet, transmeton Indeksonline.

Në profilin e Vetëvendosjes në Facebook u bë edhe një njoftim për “Festën e fitores”, por më interesante ishte një koment, i cili edhe u pëlqye shumë.

Një qytetare, e cila iu gëzua shumë kësaj fitore tha se kaq shumë ishte gzue vetëm kur kishte shpëtuar e gjallë nga lufta.

“O VEQ KUR U PATA KTHY PREJ LUFTES NE SHPI JAM GZU QESHTU!! EDHE SOT PER VV ❤️❤️❤️❤️”, shkroi ajo./Indeksonline/