17:00 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Qyteti australian mban funeral për krokodilin e vrarë

Me këngën “Crocodile Rock” të Elton John duke luajtur në sfond dhe një organizim nga familja e gjuetarit Steve Irwin, një qytet i vogël bregdetar në veri të Queenslandit i dha lamtumirën një anëtari të dashur të komunitetit të shtunën, një krokodil deti, transmeton Indeksonline.

I njohur si Bismark, Fluffy ose Gary, varësisht prej kujt ju flisni, banorët e Cardwellit mbajtën një ceremoni për t`i thënë lamtumirë krokodilit.

Më shumë se 50 persona morën pjesë në këtë ceremoni, të mbajtur në Malin Cardwell dhe organizuar nga Thea Ormonde.

Familjarët e krokodilit, falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje, duke vlerësuar qëndrimin e tyre pozitiv ndaj zvarranikëve.

“Bismarku ka qenë i kënaqur me vendasit dhe turistët”, tha njëra nga familjarët e krokodilit 4.5 metra të gjatë.

Ndërsa një zëdhënës i Policisë konfirmoi se po hetojnë vdekjen e krokodilit për të parë nëse është vrarë ilegalisht.

Në Quessnsland, vrasja ilegale e një krokodili dënohet me një gjobë prej 20 mijë dollarëve amerikanë. /Indeksonline/