14:51 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Qyteti shqiptarë që u shndërrua në vend krimi/ Brenda 50 ditësh, 5 vrasje

Nga ekzekutimet kriminale deri tek vrasjet për shkaqe banale janë motivet e ngjarjeve që  kanë tronditur qarkun e Elbasanit.

Numri i ngjarjeve kriminale të ndodhura në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të fundit ka rritur edhe pasigurinë tek qytetarët të cilët mendojnë se forcat e rendit duhet të jenë më efektive në punën e tyre.

6  viktima janë shënuar vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021.

Një vrasje për konflikt politik, dy krime të rënda në familje dhe një tipike mafioze, kanë rritur ndjenjën e frikës mes qytetarëve.

“U frikësuam, pa diskutim,” thotë qytetari.

“Normale që është rritur pasiguria me gjithë këto ngjarje që po ndodhin,” thotë qytetarja.

Pas çdo ngjarje të bujshme në qytet zbarkojnë forcat speciale që ushtrojnë kontrolle për dy apo tre ditë dhe më pas.