18:32 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

R Kelly në lot: Refuzova femrat, më akuzojnë për hakmarrje

Reperi amerikan R Kelly ka qarë gjatë një paraqitjeje në emisionin televiziv CBS “This Morning”, duke hedhur poshtë akuzat për abuzimin seksual me disa vajza gjatë viteve të fundit.

Kelly, i cili tashmë është paraqitur para gjykatës për akuza të ngjashme, tha se ishte i pafajshëm dhe se nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën vepër penale.

Ai shprehu shqetësim në lidhje me faktin se emri i tij ishte tema kryesore e mediave muajve të fundit dhe raportimi i vazhdueshëm në një kontekst negativ ndikoi në karrierën e tij profesionale.

“Unë nuk i kam bërë ato gjëra, nuk jam unë, luftoj për jetën time”, tha duke qarë Kelly, i cili tregon se kohët e fundit nga frika për sigurinë e tij rrallë largohet nga shtëpia.

Gjatë emisionit, Kelly pretendoi se asnjëherë nuk kishte abuzuar me vajza, e as nuk i ka mbajtur të mbyllura në bodrumin e studios së saj, siç shkruan më parë mediat amerikane.

Dëshmia e katër vajzave që thuhet se u mbajtën për orë të tëra në bodrumin e studios, Kelly i quajti të rreme, por nuk e demantoi se ato kishin qenë në studion e tij. Ai gjithashtu shtoi se shumë vajza që ai i “refuzoi”, fabrikuan akuza të rreme për përdhunim dhe abuzime me qëllim hakmarrjen.