Ra nga nga lartësia 2-3 metërshe e një peme dhe vdiq, ky është i moshuari që humbi jetën në Suharekë
Një rast tragjik ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës. Një i moshuar ka rënë nga lartësia 2-3 metërshe e një peme dhe ka humbur jetën.
Indeksonline merr vesh se viktima është Riza Bytyqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/