14:15 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / LB

Rada Trajkoviq emërohet këshilltare e ministrit Nenad Rashiq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Rashiq.

“Me të drejtë e kam emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të thellë dhe jam i sigurt se prej saj mund të mësojë shumë. Trajkoviç do të kontribuojë mjaftë shumë për këtë dikaster”, ka thënë ai.

Nenad Rashiq është emëruar ministër për komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.