20:30 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Radhë të gjata para fillimit të koncertit të Alban Skënderaj në Prishtinë

Sonte në Sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë do të mbahet koncerti simfonik ‘Hapësira e një ëndrre’ nga këngëtari Alban Skenderaj.

Këngëtari nga Shqipëria është një nga artistët në të suksesshëm dhe më të dashur në vend, prandaj edhe interesimi për këtë koncert ka qenë mjaft i madh nga fansat e shumtë të tij, transmeton Indeksonline.

Tashmë radhë të gjata të adhuruesve janë mbledhur para hyrjes së sallës.

Kujtojmë se dyert e sallës ‘1 tetori’ janë hapur nga ora 20:00 ndërsa koncerti pritet të fillojë në ora 21:00./Indeksonline/