20:20 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Radojiçiq zgjedhet kryetar i të ashtuquajturës “Federata e Futbollit të Serbisë në Kosovë”

Mediumi serb TV Most, ka raportuar të hënën që e ashtuquajtura “Federata e Futbollit të Serbisë në Kosovë” ka zgjedhur president të ri, Milan Radoiçiq.

Në këtë kuvend zgjedhor ishin të pranishëm 40 delegat, ndërsa 30 votuan pro kanidatit Radoiçiq.

Ndërsa Dejan Miriq u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

Deri më tani, Goran Obradoviç ishte kreu i kësaj Federata ilegale.

Federata e Futbollit të Kosovës të dielën ka reaguar ndaj thirrjeve të Serbisë për organizimin e aktiviteteve sportive në Kosovë. FFK-ja thotë janë të vetmit ata që kanë këto kompetenca. /Indeksonline/