08:38 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rafa Benitezi flet për Sky Sports, tregon se a do të bëhet trajner i Arsenalit

Rafa Benitezi ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në Premier Ligë, por jo për momentin.

Trajneri spanjoll që edicionin e kaluar drejtoi Newcastle Unitedin, tashti është duke menaxhuar ekipin kinez Dalian Yifang.

Ai është përfolur si zëvendësuesi i mundshëm i Unai Emeryr tek Arsenali.

Megjithatë në një intervistë për Sky Sports, Benitezi ka thënë që nuk e ka ndërmend në të ardhmen e afërt të largohet nga Dalian Yifang.

/Indeksonline/