10:23 / E Hënë, 06 Nëntor 2017

Rafet Prekazi zbulon listën për dy ndeshjet e radhës (Foto)

Përzgjedhësi i Kosovës për U21, Rafet Prekazi ka zbuluar listën prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Në mesin e të ftuarve, 13 prej tyre janë nga Ligat e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër janë nga Ligat Evropiane.

Në listë është i përfshirë edhe sulmuesi i Manchester Cityt, i cili është i huazuar te Ispwich Tower, Bersant Celina.

Kosova ndeshjen e parë e luan në Mitrovicë kundër Izraelit me 9 nëntor, ndërsa me 14 udhëton në Azerbajxhan.

Përfaqësuesja e Prekazit ndodhet në grupin 5 me Gjermaninë, Irlandën, Norvegjinë, Izraelin dhe Azerbejxhanin, ku pas katër ndeshjes ka gjashtë pikë. /IndeksOnline/

Temat: