13:20 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / LB

Rahovec/ E rrahu burrin me kabllo të telefonit, gruaja dërgohet në strehimore

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli.

E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur të marten në Rahovec.

Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin.

Rasti është konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici.

“Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj.

Klankosova.tv mëson se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo te telefonit