17:53 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rahovec, Golf 2-shi mbetet në puset e krijuara nga shiu

Shiu i madh gjatës ditës së sotme ka krijuar probleme të shumta për qytetarët.

Qytetarët e Rahovecit po e kanë problem të qarkullojnë për shkak që disa nga rrugët janë bllokuar nga shiu.

Një video e siguruar nga Indeksonline, shihet se si në fshatin Brestofc një veturë e tipit, Golf 2 ishte bllokuar në njërën nga puset që ishte krijuar nga shiu.

Përveç qarkullimit, në Rahovec qytetarët po kanë probleme pasi që uji po hynë në vendbanime.

Pritet që gjatë tërë javë në territorin e Kosovës të ketë të reshura të shiut./Indeksonline/