23:01 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rahovec, moti i ligë rrëzon pemët por nuk arrin t’i këpus nga rrënjët

Gjatë kësaj jave në territorin e Kosovës pati reshje të shumta të shiut.

Ndër komunat më të prekura nga moti i ligë ishte Rahoveci, shkruan Indeksonline.

Atje shiu shkaktoj vërshime dhe vështirësoj qarkullimin e veturave dhe njerëzve.

Një video e dërguar nga një lexues i Indeksonline tregon se çka ka bërë shiu në komunën e Rahovecit.

Aty shihet se si moti i ligë kishte rrëzuar pemët por nuk kishte arritur t’i këpuste rrënjët.

Edhe sot në disa komuna të Kosovës pati mot të ligë dhe të reshura shiu./Indeksonline/