10:07 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rahovec: Rrahu prindin, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i cili dyshohet se ka rrahur prindin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/