19:23 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Rahovecit i dhurohen 280 pako ushqimore dhe higjienike

Gjatë ditës së sotme UNICEF-i ka dhuruar 250 pako higjienike dhe ushqimore, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka dhuruar 30 pako higjienike dhe ushqimore të cilat janë dedikohen familjeve në nevojë në komunën e Rahovecit, pas situatës së krijuar nga COVID-19, bëhet e ditur nga kjo komunë, transmeton IndeksOnline.

“Pakot higjienike ju dedikohen familjeve në nevojë, pas situatës së krijuar nga COVID-19. Lista e familjeve që kanë nevojë për pakot ushqimore dhe ato higjienike është përpiluar në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në komunën e Rahovecit”, thuhet në komunikatë.


Ndërsa bëhet e ditur se shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka filluar dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit. “Andaj, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë e juaja.Rrini në shtëpi, sepse kështu e ruajmë njëri-tjetrin dhe familjet tona!”përfundon komunikata.