11:43 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Raiola alarmon Milanin, Ibra mund të luajë jashtë Series A

Milani është duke e pritur me padurim që të nënshkruajë me Zllatan Ibrahimoviqin për 18 muajt e ardhshëm, që të ndihmojë në sulmin e “hendikepuar”.

Deri sot, rosonerët kanë qenë të bindur se sulmuesi suedez, do të rikthehet në San Siro, por tashti Raiola i jep kah tjetër.

Agjenti i lojtarit ka thënë se Ibra mund të mos luajë në Serien A dhe skuadrat e tjera të Evropës i kanë dyert e hapura.

Nuk është thënë se ai do të kthehet domosdoshmërisht në Itali. Cilin nga tre klubet e interesuar do të zgjedhë? Kush e di, ne jemi të gjithë  të lirë“.

A mund të dalë në pension? Nuk do të përjashtoj asgjë, por është shumë pak e mundshme. Ibra është akoma shumë mirë“.

Raiola, gjithashtu me shaka pranoi se mezi po pret t’i japë fund këtij transferi të veçantë.

Ku do të doja ta shihja atë të shkonte? Larg meje, kështu që ai do të ndalojë të më stresojë!“, ka thënë agjenti me shaka. /IndeksOnline/