16:35 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Raiola i ka ofruar Barcelonës Pogban

Agjenti i njohur, Mino Raiola, i ka ofruar skuadrës së Barcelonës klientin e tij, mesfushorin Paul Pogba, transmeton Indeksonline.

Francezi Pogba ka kontratë me Manchester United vetëm deri në verën e vitit 2022 dhe deri më tani nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re, teksa agjenti i tij ka bërë një lëvizje drejt skuadrës katalunase.

Për ish-mesfushorin e Juventus janë të interesuara edhe skuadra si PSG dhe Real Madrid.