17:33 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Raiola në Paris për të përfunduar transferimin e De Ligt

Matthijas de Ligt është futbollisti më i kërkuar në merkaton e verës.

Ylli holandez ka bërë të ditur se do të largohet nga Ajax pas një sezoni fantastik por skuadra e ardhshme ende nuk dihet sigurt.

PSG është favorit për të nënshkruar me 20 vjeçarin i cili arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me skuadrën e tij.

Takimi i parë i Raiolës (agjentit të lojtarit) dhe parisienëve ishte pozitiv, me kampionët e Francës të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro në arkat e Ajax.

De Ligt gjithashtu do të marr një pagë të mirë me një kontratë 5 vjeçare me PSG-në. /IndeksOnline/