09:19 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Rajoni i Pejës: Arrestohen pesë persona, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë COVID-19

Pesë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në rajonin e Pejës, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë COVID-19.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me funksionimin e lokaleve gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i plotë:

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 22.03.2020 – 10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim eqeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lluga, Istog 22.03.2020 – 18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Serbobran, Istog 22.03.2020 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Zhujë Selmani, Pejë 22.03.2020 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në restorantin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Lokali është mbyllur ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Banjë, Istog 22.03.2020 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull

kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.