08:54 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / B O

Raketa amerikane vret gjeneralin rus në Ukrainë, humbja më e madhe ushtarake për Rusinë deri më tani

Gjenerali i Forcave Ajrore Ruse, Kanamat Batashov u qëllua dhe u vra në Ukrainën lindore.

Avioni i gjeneralmajor Kanamat Botashov u godit nga një raketë amerikane, Stinger mbi qytetin e vogël Popasna në Donbass të dielën, shkruan Indeksonline.

Vrasja e Botashov llogaritet humbja më e madhe ushtarake për Rusinë deri më tani në luftën me Ukrainën.

Mediat ukrainase raportuan të dielën për rrëzimin e një avioni luftarak rus Su-25, ndërsa Botashov ishte në kabinë.

Oficeri, i ardhur nga Kaukazi, konsiderohej një aviator i shkëlqyer./Indeksonline/