11:03 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Raketa” e Asensios, kjo ishte shpejtësia e topit (Video)

Lojtari i Real Madridt, Marco Asensio shënoi një super gol kundër Las Palmas në fitoren 3 me 0.

Sipas mediave dhe asaj spanjolle “Marca” shpejtësia e topit që goditi Asensio ishte duke shkuar në 99 km/h.

21-vjeçari shënoi golin e dytë për Realin, gol ky që po llogaritet si më i miri në këtë fillim të sezonit./IndeksOnline/