10:45 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

“Raketa” James thyen një tjetër rekord

LeBron James dita ditës është duke e dëshmuar që është një nga basektbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai ka thyer një tjetër rekord botëror, atë të numrit të pikëve.

Në ndeshjen e mbrëmshme të LA Lakers kundër Washington Wizards, James shënoi plot 36 pikë, duke regjistruar kështu 36 mijë e 6929 pikë në të gjithë arrierën, një më shumë se amerikani, Karl Malone.

Me këtë rezultat, James rënditet i dyti në histori të NBA me më së shumti pikë, pas legjendës së Bucks, Kareem Abdul-Jabbar.

Abdul-Jabbar vazhdon të mbajë primatin me më së shumti pikë, gjithsej 38,387 përgjatë karrierës 20 vjeçare.

Ky rekord i shtohet listës së triumfeve të James, përfshirë 4 kampionateve të NBA, katër MVP-ve dhe dy medaljeve olimpike./Indeksonline/