21:31 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Raketa ruse godet një spital në Ukrainë, raportime për të vdekur dhe të plagosur

Tragjedi në Ukrainë. Burimet nga fronti fajësojnë ushtrinë ruse pasi sipas tyre goditi me një raketë një spital në rrethin Kupyansk në rajonin e Kharkiv.

‘Ka të vdekur dhe të plagosur’, tha kreu i pushtetit lokal Oleg Sinegubov. Sipas informacioneve të para, një anesteziolog ka mbetur i vrarë dhe një infermiere është plagosur.

“Ndërtesa u shkatërrua pothuajse tërësisht nga kati i 1 deri në të 4. Ekipet e shpëtimit dhe policia ndodhen në vendin e aksidentit. Sulmi ndaj institucioneve mjekësore tregon mizorinë e tepruar të rusëve”, tha Sinegubov.