08:26 / E Premte, 28 Prill 2023 / L K

Raketat ruse godasin qytetet në të gjithë Ukrainën, raportohet për viktima

Sulmet ajrore ruse kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal, shkruan BBC.

Katër persona vdiqën17 të tjerë u plagosën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.

Në Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.  Ende nuk ka raportime për viktima të mundshme në mesin e civilëve në Kiev.

Sulmet vijnë në kohën kur besohet se forcat ukrainase po përgatisin një ofensivë ushtarake me pajisjet e reja, përfshirë tanket, që u kanë dhënë aleatët perëndimorë./abcnews.al/