14:25 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

Rama: 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri për 7 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshkruar shkurtimisht udhëtimin e dy blogerëve kanadezë.

Shoqëruar me pamjet e Lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit, Rama thekson se Shqipërinë e kanë vizituar 76 mijë vizitorë amerikanë në 7 muaj.

“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, ka shkruar Rama në Facebook.