16:35 / E Enjte, 07 Prill 2022 / LB

Rama bën provën e parë, për shkarkimin e komunikacionit në Prishtinë

Një nga premtimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama ka qenë edhe shkarkimi i komunikacionit në kryeqytet.

Në këtë drejtim, komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

“Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.