22:28 / E Premte, 06 Dhjetor 2019

Rama bën shaka me Buffonin: “Juventusi është fe në Shqipëri, ti je Papa”

Gjatë takimit te Ronaldos dhe Buffon me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, kryeministri Rama në fund pati mundësi të bisedonte edhe pak me portierin, teksa i tha se “jam juventin i vjetër”.

Portieri bardhezi iu kthye duke i thënë dhe se “e di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiano që më thoshte gjithmonë kemi edhe një klub tifozësh të Juventusit në Shqipëri dhe janë të çmendur”.

Rama ia ktheu duke i thënë se “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa”, teksa portieri u largua duke qeshur.

Mos i humb