17:35 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Rama dhe Merkel takohen të hënën pasdite

Të hënën pasdite Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë një bisedë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka dhënë Kancelaria gjermane me anë të një njoftimi për shtyp.

Në kuadër të Samitit për Ballkanin, të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron, shkruan TCh.