23:48 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019

Rama i gëzohet lindjes së dy bebeve pas tërmetit: Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është gëzuar lindjes së dy bebeve  pas tërmetit.

Ai iu dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur e me prindër dy bebeve, shkruan Indeksonline.

Njëra nga bebet ka lindur në Prizren, kurse tjetra në një çadër të Durrësit.

Postimi i Edi Ramës:

KA NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR

Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës. Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe

Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëri.