21:11 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

‘Rama ik, zhduku tradhtar’, muret e shkollës mbushen me mbishkrime

Ende pa u inauguruar pas rikonstruksionit, shkolla 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në qendër të Elbasanit është bërë tabelë për fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Rama ik, zhduku tradhtar, kur*” janë disa nga shkrimet në muret e rrethimit të jashtëm të shkollës.

Nisur nga shkrimet, e vetmja gjë që dihet deri tani për autorët është që janë në opozitë me qeverinë.