17:34 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama kërkon listën e investitorëve në tavolinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë direktivat për Shtabin e Emergjencave në Durrës, duke kërkuar në radhë të parë të gjithë investitorët që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara.

Rama po ashtu ka kërkuar që të pastrohen të gjitha inertet nga shembjet e banesave. Kjo gjë tha kreu i qeverisë duhet të bëhet para vitit të ri.

Një gjë tjetër që Rama kërkoi ishte akomodimi i të gjithë të prekurve nga tërmeti në hotele. /oranews/

“Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do t’i thuhet bëhu gati që do t’i riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne. Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta”, tha ai.