17:31 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Rama: Me Serbinë mund të hyjmë në BE, nëse ajo njeh Kosovën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama shpreson që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian së bashku me Serbinë, edhe pse e pranon se kjo e fundit është përpara vendit të tij në procesin e pranimit të BE-së.

Gjatë qëndrimit në Davos, ai ka thënë se kjo mund të ndodhë ‘nëse Serbia e njeh Kosovën’.

“Është një proces i bazuar në performancë. Serbia ka avantazhin tashmë të negociuar dhe ne shpresojmë se do t’i fillojmë negociatat këtë vit. Kjo është një konkurrencë e shëndoshë dhe do të donim t’i përshpejtojmë hapat që në të ardhmën të jemi në të njëjtin pozicion dhe së bashku të hyjm në BE, me supozimin se Serbia e njeh Kosovën”, iu ka thënë Rama gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror.

Temat: