17:16 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / LB

Rama: Në bashkëpunim me qytetarët do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë

Kandidati i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka vizituar banorët e lagjes së Muhaxherëve, me të cilët ka diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballen banorët.

“Kjo lagje ka problem me ndriçimin publik, ka nevojë për investime në ambientet e Ndërmarrjes Banesore,  stadiumi i “KF Besëlidhja” duhet të riparohet, QMF duhet të punojë me kapacitete të plota”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama pa nevojën për zona të gjelbra që lidhin pjesët e kësaj zone, si dhe premtoi se rrugët e dëmtuara do të riparohen dhe siguria e qytetarëve do të rritet.

“Në bashkëpunim me qytetarët do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë”, shtoi Rama.