17:20 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / C E

Rama: Njëjtë kishin vepruar edhe me Limajn, e shpallnin të pafajshëm, pastaj ri-nisnin hetimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ka folur pas zhvillimeve të djeshme dramatike në politikën kosovare që erdhën si pasojë e bërjes publike të aktakuzave kundër ish-ushtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së.

Rama ka përmendur edhe rastin e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj, i cili padrejtësisht ishte dënuar.

“… me Fatmir Liman ndodhi e njëjta gjë. Shpallej i pafajshëm në Hagë dhe fillojnë hetimet kur kthehet në shtëpi”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës, duke shtuar se përtej kësaj, ata janë të vendosur në anën e drejtë të historisë.

“Është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima pasi nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë nderkombëtare vazhdon prej 21 vitesh në Serbi zero me xhufkë turpëruese si një nishan në fytyrën e atyre që u është cënuar e drejta.

Madje një proces gradual rehabilitimi e viktimizimi vazhdon me sukses për fat të keq dhe përpërgjegjësi në radhë të parë të anës sonë dhe këtu nuk është koha të themi se cilit prej nesh.

Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit.

Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt.

Ka nga ana tjetër ata që u vjen mirë, për çfarë po flasim , apo për pafajësine e UCK, për atë të cilët sot Kosova nuk do kishte luksin për zgjedhje por do kishte mbi kokë kushedi kë.