11:11 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Rama për Rugovën: E përkujtojmë dedikimin dhe rrugëtimin paqësor të tij drejt pavarësisë

Kryetari i Prishtinës , Përparim Rama, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e tij të vdekjes.

Rama tha se në 17 vjetorin e vdekjes përkujton dedikimin dhe rrugëtimin paqësor të Rugovës drejt pavarësisë së vendit.

“Në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë dedikimin e tij të pareshtur dhe rrugëtimin paqësor drejt pavarësisë së vendit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook. /IndeksOnline/