15:31 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Rama për sulmin në Turqi: Shqipëria e dënon ashpër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Ankara të Turqisë.

Ai përmes një shkrimi në “X” u shpreh se Shqipëria e dënon ashpër këtë sulm.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër”, është shprehur ndër të tjera Rama.