16:20 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Rama: Për t’u lavdëruar që Kurti pranoi propozimin evropian për avancim përpara për Asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar pas takimit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar me liderë evropianë.

Ai përmes një postimi në platforma X, ka përgëzuar Kurtin për siç ka thënë pranimin e propozimit evropianë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Për t’u lavdëruar që Kryeministri i Kosovës, ka pranuar propozimin e BE-së për të avancuar vendosmërisht drejt një zgjidhje zhbllokuese për Asociacionin përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si kornizë për negociatat në vijim”, ka shkruar Rama.