12:32 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Rama pret në takim ish-njeriun e afërt të Klintonit, marrin pjesë edhe dy fëmijët e Ibrahim Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Christopher Hyland, njeriun e afërt të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Në takim morën pjesë edhe dy fëmijët e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

“Patëm nderin të mirëpresim në Prishtinë z. Christopher Hyland, ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, mikun e përjetshëm të vendit tonë.

Biseduam për potencialin e madh që Kryeqyteti ynë ka për zhvillim dhe vizionin për të ardhmen e Prishtinës.

Jemi përjetë mirënjohës për përkushtimin dhe përpjekjet e z. Hyland për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe e siguruam se Prishtina do t’jetë gjithnjë e hapur për të!”, ka shkruar Rama./Indeksonline/