15:22 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Rama: Priten 2-3 mijë afganë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë intervistë në një media italiane për vendimin e tij për të pritur rreth 2-3 mijë afganë në Shqipëri.

“Ne po flasim për 2-3 mijë persona”, tha Rama për median italiane duke shtuar se Shqipëria do t’i hapë dyert refugjatëve afganë.

Kryeministri dha edhe një mesazh për këdo që refuzon afganët duke thënë: 

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kemi ende kujtime të saj. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”.

I pyetur nëse Europa dhe Italia në veçanti duhet të marrin një mësim nga Tirana për afganët, Rama tha me bindje se nuk do t’i japë leksione askujt, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen, torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.