Rama shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën mbremë në Liqenin e Badovcit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën mbrëmë në një aksident në liqenin e Badovcit, përcjell IndeksOnline.
“Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:
Me pikëllom të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.
Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë.