18:07 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rama s’i lë batutat as në Bruksel: Duam të martohemi me BE

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Bruksel vlerësoi kontributin e BE-së në Ballkan.

“Pa BE nuk do të kishim kurrë atë që kemi në Ballkan, pajtimet e paqen. Prandaj BE është një forcë shtytëse drejt së ardhmes. Nuk mendoj se pa integrimin në BE do ishim në gjendje të kishim reformat që po kryejmë. S’do kërkonim dot një sistem real efikas drejtësie,” tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndodhemi në një moment kritik të cilin e quajti “mallkimi ballkanas”

“BE do të jetë ashtu sic e kemi njohur, ashtu sic ëndërrojmë për të, dhe duket sikur është mallkimi ballkanas. Se kur BE ishte në formën më të mirë Ballkani ishte në formën më të keqe, dhe tani që Ballkani është mirë, nuk duket se BE është në formën më të mirë, dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet.

Ëndrra e BE-së të jemi pjesë, atë që përmend, shtetin e së drejtës, kjo ka të bëj me të qenurit e një BE-je që përfaqëson vlera unike, në kohëra kur ne kemi një mundësi unike të martohemi me BE-në, ajo na thotë do mendohem nëse do martohem”, tha Rama.

Edhe nëse nuk ndodh shpejt çelja e negociatave, do të na ndihmojë të rritemi të shëndoshë.Nuk i kuptoj politikanët e çdo vendi që thonë që duan që Europa të bëhet një ditë, por për momentin kemi diçka që duhet të merremi, me njerëzit tanë që janë bërë nervozë nga zgjerimi,” u shpreh ai.