11:57 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / B O

Rama takohet me FMN-në, paralajmëron projekte të rëndësishme në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët po kryejnë Vlerësimin e Menaxhimit të Investimeve Publike në Kosovë.

Në takim janë diskutuar disa projekte të rëndësishme për kryeqytetin.

“Bashkë me Nënkryetarin Alban Zogaj dhe anëtarë të kabinetit tim, takuam përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët po kryejnë Vlerësimin e Menaxhimit të Investimeve Publike në Kosovë.
Në takim diskutuam projekte shumë të rëndësishme për Kryeqytetin si; Rigjenerimi i Lagjes 📍Kodra e Trimave; 🏫shkollat e reja që po ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat dhe blerjen e autobusëve të rinjë në bashkëpunim me EBRD. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth nivelit të bashkëpunimit të institucioneve të Kryeqytetit me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu u dakorduam për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kryeqytetit dhe FMN-së” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/