23:40 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

Rama vizitë të veçantë në familjen e Hashim Thaçit, teksa në Prishtinë do të mblidhen qeveritë Shqipëri-Kosovë

Në Prishtinë do të zhvillohet të hënën mbledhja e radhës e 2 qeverive Shqipëri-Kosovë.

Por përvecc takimit zyrtar, Kryeministri Rama ka parashikuar edhe një vizitë të veccantë në fshatin Burojë të Skenderajt.Rama do të vizitojë familjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama këtë vizitë e realizon tek familja e Thaçit, vetëm disa ditë pasi e ka vizituar vetë atë në Hagë, ku po mbahet në paraburgim nën akuzat e caktuara nga Prokurori Special i Gjykatës Speciale.